TË FUNDIT

Plagoset me sende të forta 30-vjeçari, Policia jep Njoftimin

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona pasi plagosën me sende të forta shtetasin J. P., 30 vjeç.

Ende nuk bëhen me dije arsyet e konfliktit mes tyre, por mësohet se 30-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. H., 41 vjeç dhe B. H., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me sende të forta shtetasin J. P., 30 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat