Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi disa të rinj arabë e kanë goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Ponterdera të Italisë, ku adoleshenti shqiptar ka qenë pjesë e një zënke me disa të rinj të tjerë.
Mësohet se autorët e kanë goditur me thikë në sy shqiptarin, i cili u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për kapjen e arabëve.
Ndërkohë, nga informacionet paraprake mësohet se sherri ka ndodhur si pasojë e një borxhi që të rinjtë kishin me njëri tjetrin./real-news.tv
Advertisement