fbpx

Plagoset me thikë ministri, plagë të thella në stomak

crime-scene.jpg

Ministri i Sigurisë dhe një zyrtar policor, janë plagosur në një sulm me thikë në ishullin Javi në pjesën qendrore të Indonezisë.

Ministri Wiranto po dilte nga makina, kur një person iu afrua befasisht dhe e sulmoi me thikë.

“Sulmuesi i është afruar me një armë të ftohtë me të cilën sulmoi Wiranton dhe shefin e policisë lokale”, thuhet në komunikatën e policisë.

Mediat raportojnë se ministri, 72 vjeç, pësoi “dy plagë të thella” në stomakun e tij, por është në një gjendje të qëndrueshme.

Një oficer policie dhe dy persona të tjerë u plagosën, ndërsa dy të dyshuarit, një burrë dhe një grua, u arrestuan.

Ministri u dërgua me helikopter në spitalin e Xhakartës. Ai është i vetëdijshëm, tha shefi i policisë Banten.

Sulmuesi besohet se ka qenë i “ndikuar” nga “Shteti Islamik”./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303