fbpx

Plagoset me thikë në këmbë 22-vjeçari në Vlorë, dyshohet se…

Mbremjen e djeshme një 22-vjeçar në Vlorë ka mbetur i plagosur. Mësohet se i riu është qëlluar me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit me të dashurën e tij 20-vjeçare dhe se ajo e ka goditur me thikë në këmbë.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.