fbpx

Plagosi kushëririn për një gotë raki, ja sa u dënua ish-efektivi i FNSH

Në 3 qershor të vitit të kaluar një ngjarje e pazakontë u shënua, ku ish-efektivi i FNSH, Flamur Karaj plagosi kushëririn e tij për një gotë raki në zonën e Pezës në fshatin Dorëz në Tiranë.

Ai ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe është dënuar me 6 vite burg.

Një konflikt i çastit mes dy kushërinjve ka degraduar deri në përdorimin e armëve, ku si pasojë mbeti i plagosur Enver Karaj.

“Shkuam në fshat me nusen tek shtëpia e vjetër, aty erdhi Enveri (kushëriri). E qerasa me një gotë raki. Kërkoi sërish por i thash nuk jetojmë këtu e nuk kam më.

Ai filloi të ofendojë e godasë me dërrasë. U mbrojta, tentova ta largoj, por nuk munda. Në atë moment nxora armën. Jam i penduar për veprën e kryer, por ai më sulmoi”, ka qene kjo deklarata e meparshme e ish-efektivit.

Pak ditë më parë gjykata e Tiranës vendosi të dënojë policin me 9 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai është dënuar përfundimisht me 6 vite heqje lirie.