Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në xhaminë “Dine Hoxha” ku 5 persona u plagosën me thikë nga Rudolf Nikollaj. Mirëpo të tjera detaje kanë dalë në dritë për 34-vjeçarin,
Mësohet se çështja e Nikollajt do të ndiqet nga Drejtoria e Antiterrorit, për shkak se ka dyshime të forta, që Nikolli të jetë ndikuar në aktin e tij nga ekstremizmi fetar.
Babai i Nikollajt ka dyshime të forta që ai ka qenë në gjendje të rënduar të shëndetit mendor.
Edhe miqtë e të riut janë shprehur se Nikollaj ka shfaqur probleme me shëndetin mendor, dhe ka përjetuar ankthe të ndryshme, ndërkohë që thonë se pa rënë në kontakt me fenë, ai nuk kishte shfaqur probleme të tilla.

