Plagosi me thikë disa persona në xhami, flet miku i Rudolf Nikollit: Ai thoshte se e përndiqnin, nuk takohej me njeri e s’dilte nga shtëpia

sulmi.jpg

Rudolf Nikolli është personi që qëlloi me thikë disa besimtarë ditën e djeshme në xhaminë “Dine Hoxha” duke i lënë të plagosur. Vetë prindërit e 34-vjeçarit kanë pohuar se djali i tyre mjekohej për depresion dhe ankth.
Për “Shqipëria live” sot dha disa detaje miku u Rudolfit, Xhevdeti.

Kishte kohë që nuk takohej me njeri. Ishte në ankth, më thoshte që më përndjekin. U largua nga familja, nga shokët, nuk fliste me njeri. Qëndronte larg lokaleve, kishte frikë kamerat, nuk mbante as smartfone, për këto mendime të tij imagjinare.

Sipas Xhevdetit, problemet për Rudolfin nisën në muajin e dytë të izolimit për shkak të koronavirusit në Shqipëri, muajin prill të vitit të kaluar.

Ka nisur në muajin e dytë të izolimit. Nuk ka dalë nga shtëpia, nuk ka takuar familjarët. Kur u lirua lëvizja, familjarët e kanë vizituar, kuruar. Ai duhet të ishte në spital. Është kthyer nga Anglia para një viti i gjysmë. Ndryshimi u vu re në kohën e pandemisë. Më parë ka qenë në punë, hapi një biznes të vetin, por më vonë shfaqi probleme me depresionin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303