28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Plagosi policin në qendrën e votimit, arrestohet autori në Fushë-Arrëz

spot_img

Policia ka arrestuar autorin që plagosi me thikë efektivin në qendrën e votimit në Fushë-Arrëz. 32-vjeçari Mikel Lleshaj plagosi me thikë policin Gëzim Osmanaj.

32-vjeçari fillimisht është konfliktuar me efektivin dhe më pas e ka qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me thikë punonjësin e Policisë në krye të detyrës, kapet në kohë rekord autori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Bardhet të Njësisë Administrative Qafë Mali të rrethit Pukë, ku u plagos me thikë një punonjës policie që ishte në krye të detyrës, organizuan punën dhe falë kontrolleve dhe reagimit të menjëhershëm bënë të mundur që në kohë rekord të lokalizohej, kapej dhe arrestohej autori i plagosjes, shtetasi Mikel Lleshaj, 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë.

Ky shtetas, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV për të shoqëruar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore, ka plagosur me mjet preres (thikë), punonjësin e Policisë G. O., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do t’i kalojë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për vepren penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” mbetur në tentativë.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat