fbpx

Plagosi tre persona pas sherrit në një lokal, arrestohet 43-vjeçari

policia-1.jpg

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia. Bëhet me dije se i prangosuri kërkohej nga autoritetet pasi kishte plagosur 3 persona.

Ngjarja në fjalë ndodhi 2 gusht të vitit të kaluar në një lokal në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin I.B., (i cili është arrestuar më parë), në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër. Po nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbardhjen dokumentimin ligjor të impkimit të këtij shtetasi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303