Plagosja e punonjësit të IKMT-së Klevis Balliu bën paralajmërimin e frikshëm për zonën e Astirit

Në një kohë kur situata në zonën e Astirit është tensionuar pasi fadromat e IKMT-së kanë nisur aksionin për shembjen e banesave, në mbështetje të banorëve ka qenë dhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu.

Duke marrë shkas nga një incident i rëndë që ndodhi në këtë zonë, ku një punonjës i IKMT-së ka mbetur i plagosur, ku sipas këtij institucioni thuhet se është dhunuar nga një prej banorëve, Balliu tha se konflikti mund të përshkallëzohet.

Këto banesa ishin në proces legalizimi, por projekti u ndryshua. kur ka dhune, edhe kundër-reagohet. Çfarë taksirati ka një punës i IKM që të përplaset me banorët?! Ishte përplasje e egër, e paprecedent, dhe nuk kishte pse të ndodhte. Duhet të dialogohet me banorët. Tenderi këtu është në shqyrtim, pasi për shkak të shkeljeve flagrante. Edi Rama thotë; “hajde ti prish shtëpitë, që të heq vëmendjen nga gjera te tjera”. Por jo me gjakderdhje, por duhet dialog”, pohoi Balliu në një prononcim për Neës 24.