Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me plagosjen gjatë natës të sekretarit të PD në Kavajë, Bledar Okshtuni.
Kryeministri thekson se ngjarja nuk ka motiv politik dhe autori s’ka asnjë lidhje me PS. Ndër të tjera, kreu i qeverisë thekson se PD nuk ka faj për ngjarjen, por është totalisht fajtore për politizimin që i bëri duke e cilësuar si skandaloze.
“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, tha Rama.

