20.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

Plagosja e shqiptarit nga dy persona, zbërthehet ngjarja, i plagosuri me jelek antiplumbë dhe lëvizte me monopatinë…

spot_img

Të shtëna me armë janë shënuar mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku një shqiptar ka mbetur i plagosur nga 2 persona të panjohur.

Mediat greke raportojnë se shqiptari është një person i njohur për autoritetet, i skeduar disa herë nga policia. Ai është person me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje dhe grabitje.

Si ndodhi ngjarja?

Identiteti i tij nuk është bërë publik, por CNN grek shkruan se ky person një ditë para se të qëllohej me armë, ishte ndaluar nga policia pasi ishte konstatuar në rrugë duke lëvizur në lagjen Omonia të Athinës me një monopatinë elektrike dhe mbante veshur një jelek antiplumb.

Kjo i bëri përshtypje policisë dhe e ndaloi. Gjatë kontrollit i gjeti edhe një dozë të vogël lënde narkotike. Por CNN grek hedh dyshime se si ka mundësi që shqiptari ishte lënë i lirë nga policia dhe një ditë më pas (të premten 26 Shkurt) ai u sulmua me armë nga dy persona.

Nga të shtënat, shqiptari mbeti i plagosur në këmbë dhe u përpoq të shkonte vetë në spital. Ndërsa dy autorët u larguan nga vendngjarja me një taksi nën kërcënimin e armës, duke i kërkuar shoferit që t’i dërgonte në adresën që ata i dhanë.

Pasi mbërritën në destiancion, autorët u larguan në këmbë por lanë brenda taksisë pistoletën. Ishte shoferi i mjetit ai që lajmëroi policinë për ngjarjen që kishte ndodhur.

Ai u tha autoriteteve se kishte dëgjuar të shtëna me armë dhe më pas dy të dyshuarit ishin futur në taksinë e tij duke i kërkuar atij që t’i largonte prej andej. Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës, por nuk përjashton as pista të tjera.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat