fbpx

Plagosja me armë zjarri në Burrel, Policia jep njoftimin, çfarë ka ndodhur?

arme.jpg

Një ngjarje e rëndë ndodhi në 4 korrik në Burrel, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E. M. Policia ka bërë me dije sot se 2 persona janë vënë në pranga. Ata akuzohen për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Ndërkohë, mbetet në kërkim autori i kësaj ngjarjeje, i cili është identifikuar nga policia.

 “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, është bërë arrestimi i shtetasve S. K., 38 vjeç dhe XH. P., 20 vjeç, dy banues në Burrel. Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është arritur që të dokumentohet me prova se kanë qenë prezent kur është plagosur shtetasi E. M. dhe nuk kanë kallëzuar për krimin e kryer, si dhe kanë prishur provat në vendin e ngjarjes duke pastruar ambientin ku ka ndodhur ngjarja”, njoftoi policia.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303