Plagosja me thikë në Tiranë, kapet autori

Është vënë në pranga autori i plagosjes me thikë të Denis Bregut në Tiranë.

Bëhet me dije se 29-vjeçari D.M është arrestuar dhe mbi të rëndojnë disa vepra penale si: “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë./real-news.tv