fbpx

Plagosje me thikë në Librazhd, detajet

Pasditen e sotme një ngjarje shumë e rëndë është regjistruar në Librazhd. Policia e këtij qyteti bën me dije se shoqëruar Mariglen Çotën, Dionis Kopaçi dhe ka shpallur në kërkim një tjetër person në lidhje me ko.nfliktin e ndodhur ditën e sotme, ku si pasojë u plagos një person.

Paraditen e sotme si pasojë e një konflikti për motive të dobëta në Hotolisht të Librazhdit,është plagosur me thikë Fatmir Duka nga Dardha.

Ndërkohë policia vijon punën për kapjen e personit të tretë të shpallur në kërkim identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në konfliktin e ndodhur në Librazhd.