Plagosje me thikë në qendër të qytetit

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Policia ka njoftuar pak më parë se një person raportohet se është plagosur në mbrëmje në qytetin e Korçës. Dy persona mësohet se janë g.oditur me thika me njëri-tjetrin në lagjen e Radanecit, për motive të dobëta.

“Më datë 08.10.2020, rreth orës 18:10, në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftojnë uniformat blu.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303