‘Plak autik’/ Denada Toçe shpërthen ndaj Hysenit: Fyerje e madhe për shoqërinë shqiptare

Deputeti socialist, Alket Hyseni, pak ditë më parë sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha,nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke e quajtur plak autik.

Pas këtij veprimi, Hyseni u masakrua me komente dhe reagime të shumta. Për këtë arsye ai u detyrua të ndryshonte edhe postimin, duke modifikuar termin ‘autik’ me ‘i çartur’.

Të prekur më shumë nga fjalori i përdorur nga Hyseni ishin shoqatat e fëmijëve me sindromën Down, të cilët kërkuan dorëheqjen e deputetit.

Ndër personat që reaguan ashpër ndaj veprimit të deputetit socialist, ishte edhe piskologia Denada Toçe.

Kjo e fundit nëpërmjet një interviste për Fax News, u shpreh se fjalori i përdorur nga Hyseni ishte një fyerje për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Ndër të tjera ajo shtoi, se Hyseni e ka thelluar problematikën, pasi përdorimi i termit ‘plak’ është një tjetër paragjykim. Më tej Toçe tha, se deputeti socialist, nuk e ka më vendin në Parlament.

Ndoshta është koha që deputeti Hyseni, i bërë më shumë i njohur për ekstravagancën dhe bëmat e tij sesa për fjalimet, të kërkojë falje publike.

Lër një koment