Plan Sorosian për shpopullim, shpërthen Merkoçi: Varri…

merkoci.png

Analisti dhe aktivisti Fatmir Merkoçi foli për protestën maratonë të artistëve dhe qytetarëve përpara dhe brenda godinës së Teatrit Kombëtar.

Merkoçi tha se dita e djeshme u shoqërua me incidente dhe sjellje aspak të përshtatshme të forcave të rendit që sipas tij vetëm sa zbatonin urdhërat, ndërkohë që theksoi se atje u parcelizua territori në një formë ushtarake.

“Dera u hap nga brenda dhe ishte moment i përplasjes tonë me Policinë. Pati një incident jo të këndshëm ku u tërhoq zvarrë Edmond Budina nga Policia, mjaft i turpshëm por kaloi dhe ne u futem brenda. Mbetëm aty por pjesa jashtë ishte më aktive dhe që mbanin frymën gjallë.

Ata e parcelizuan mbrojtjen e tyre në një formë ushtarake më shumë se policore pasi nuk lejonin të fusnim brenda ushqim dhe ujë, por natyrisht zbatonin vetëm urdhërat politik”.

Mërkoçi tha shembja e Teatrit është me shumë rëndësi për kryeministrin Edi Rama duke argumentuar se ndërtimi i kullave është pjesë e projektit të tij që nuk u shërben qytetarëve por një plani sorosian për shpopullimin e vendit.

“Më vjen keq ta them por Rama shembjen e Teatrit e ka një plan shumë të madh dhe të vendosur, planin sorosian për prishjen e godinave të vjetra dhe ndërtimin e kullave. Kush do ti blejë ato kulla sepse shqiptarët nuk munden dot, pra ka një plan shpopullimi të shqiptarëve por që Rama nuk e tregon për çfarë bëhet fjalë. Ai është në delirin e diktaturës. Falenderoj opozitën që u gjet dhe e mbështeti atë protestë. Por më vjen keq që sot në mëngjes shihja njerëz të pezmatuar që nuk kishin qenë pjesë e saj. Populli e kupton dhe kërkon të lëviz. Unë thëm se Teatri është varri politik i qeverisë. Ardhja e Bashës bëri që u futëm brenda në Teatër. Ndërsa kërkesa e Presidentit në Gjykatën Kushtetuese ishte një tjetër akt ligjor bllokimi që nxit besimin tek qytetarët”, tha ndër të tjera Mërkoçi.

Ai tregoi edhe vështirësitë që kanë kaluar ditën e djeshme kur tha se më mirë do të ishte që t’ju bënin gjyqin e hapur pas atij izolimi shumë orësh në ambientet e Teatrit.

“Neve që ishim brenda nuk na linin të dilnim fare ndërsa ata që ishin jashtë nuk lejoheshin të futeshin brenda. U thashë disave që ishin aty, të na e bëjnë edhe gjyqin këtu meqë jemi, një gjyq të hapur. Ishte një protestë tepër paqësore”.

I pyetur nëse politizohet çështja dhe interpretohet si politike kur shihen në protestë figura politike, Merkoçi tha:

“Politikanët që na mbështesin nuk i shoh si politikanë por si qytetarë që vijnë për të mbrojtur një vlerë të artit, identitetit dhe traditës, kjo është detyrë e çdo qytetari. Edhe ata që ishin polic që kishin dalë për të rrethuar atë lloj ambienti, gjatë bisedave duket se nuk janë ata aq entuziast për të mbrojtur ato urdhëra.

Unë mendoj se Presidenti i Republikës duhet të bëjë hapin më të madh për gjithçka në vend e jo vetëm për Teatrin, që të shpërndajë parlamentin. Është zgjidhja e vetme”.

scroll to top