‘Plani i Mbretëreshës për të ndarë Meghanin nga Harry’

Marrëdhënia e Mbretëreshës Elisabet dhe Meghan Markle sicc duket është acaruar shumë pasi kjo e fundit i ka shkelur shumë shpesh rregullat dhe e ka thyer shumë herë protokollin.

Sipas një burimi të revistës Globe, një e-mail i një prej anëtare të familjes mbretërore zbulon qëllimet e Mbretëreshës pas sjelljeve jo të mira të ish-aktores amerikane.

Sipas Globe, Mbretëresha ka një plan divorci dhe për të larguar Meghan nga princ, Harry. Pas divorcit Meghan do të marrë 37 milionë dollarë, e më pas duhet të largohet nga Pallati Mbretëror por pa fëmijën që do të lind së shpejti.

Ajo që pritet të shihet është sesa kjo ka për tu pranuar nga Princ Harry, pasi ai shihet shumë i lumtur dhe i dashuruar në krah të bashkëshortes së tij.

Nënvizojmë se Meghan nuk i përmbahet shumë protokollit për sa i përket veshjeve por ajo është vënë në qendër të vëmendjes edhe për shkak se ka pushuar nga puna edhe shumë anëtarë të stafit të saj. Pra janë mbledhur shumë gjëra që Pallati Mbretëror nuk i kapërcen dot.

Më e fundit ka të bëjë me fëmijën që pritet të vijë në jetë në muajin prill. Meghan vendosi që fëmija do të kujdeset nga nëna e saj Doria Ragland në vend të dadove të Pallatit Mbretëror. /Real-news.tv/