Plani qesharak i Serbisë për të larguar shqiptarët e Kosovës

Që planet shoveniste dhe nacionaliste serbe për të marrë tokat shqiptare kanë qenë historikisht të panumërta, për këtë fakt të gjithë jemi të vetëdijshëm.

Por disa prej këtyre planeve janë jashtë çfarëdolloj koncepti dhe logjike normale, madje duken shumë qesharakë.

Kështu është edhe ‘plani’i fundit i serbëve për atë që i thonë rimarrjen e Kosovës pas 20 viteve.

Në një dokument top sekret të Serbisë të siguruar nga “Bota sot”, shpjegohet skenari se si Serbia synon që ta rikthejë Kosovën.

Në dokument thuhet se përmes ndërtimit të xhamive dhe medreseve nga ambasadat islamike, në Kosovë duhet të krijohet  një atmosferë, që njerëzit të ndiejnë se jetojnë në një vend të huaj ku për 20 vite një pjesë e Kosovës do të duket si Kandahari dhe kjo do të bëjë dhe gjysma e shqiptarëve të ikin në perëndim dhe gjysma tjetër do të dërgohet në Turqi.

Sipas serbëve për këtë plan kanë edhe mbështetjen turke.

Ky është dokumenti i përthyer në gjuhën shqipe:

Kur ne të arrijmë një marrëveshje me operativët tanë poshtë në Kosovë, fondet e grumbulluara nga Ambasadat Islamike, mundemi t’i bartim poshtë, me pjesën më të mëdha të fondeve duhet të investojmë në ndërtimin e xhamive. Vendet për ngritjen e xhamive duhet t’i gjejmë në pjesë të dukshme pranë autostradës, shkollave, qendrave të qyteteve.

Pranë xhamive, shkollat islamike (medresetë) duhen të përhapen gjithkah dhe në vendet e tilla ku nuk ka interesime duhet të sillen nxënësit dhe të rinjtë ku Islami ka më shumë jehonë se sa kombi, siç janë pjesët e Mitrovicës, Vushtrrisë, Gjenerali Jankoviq, Kaçanik, Dragash, Prizren.

Krahas operativëve shqiptarë një ndihmesë të madhe do ta japin njerëzit e tanë nga Maqedonia, Bosnja e Sanxhaku, duke marrë parasysh romët dhe ciganët, të cilët janë të gatshëm të punojnë  për ne dhe të kyçen aktivisht në Islam.

Udhëheqësit e Bashkësisë Islame në Serbi, Maqedoni, Kosovë dhe Bosnje, janë nën kontrollin tonë dhe punojnë për të përfshirë më shumë njerëz, të cilët janë autoritativë dhe me ndikim në mjediset shqiptare nga fusha e sportit, muzika, media e politika. Në disa parti shqiptare të rëndësishme vetëm se kemi njerëz, të cilët punojnë për ne dhe fuqishëm e mbështesin Islamin dhe janë të lidhur me udhëheqësit, të cilët e përhapin islamin në pjesët ku islam dhe xhami nuk kanë pasur kurrë.

Në shtetet perëndimore janë deleguar njerëzit tanë nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe Sanxhaku, të cilët nën mbikëqyrjen e ambasadave tona zvicerane, gjermane, belge. Me këtë suksesshëm do të arrijmë t’i shpërndajmë  shqiptarët në perëndim sidomos në Zvicër dhe Gjermani, atje ku ka shqiptarë të pasur, të cilët e kanë përkrahur Rugovën.

Poshtë në Kosovë, duhet të krijohet një atmosferë, që njerëzit të ndiejnë se jetojnë në një vend të huaj, me këto anë, një pjesë e  rinisë do të ik në perëndim, dhe një pjesë do të orientohen në Islam. Për 20 vjet një pjesë e Kosovës do të duket si Kandahari. Fuqitë e mëdha ngadalë do të ndryshojnë mendimin për shqiptarët dhe ashtu do të orientohen për kthimin e Kosovës nën mbikëqyrjen e Serbisë.

Kur kjo të arrihet, Serbia do t’i ketë duart e lira të përsëris aksionin e depërtimit të shqiptarëve për në Turqi, kësaj radhe jo me forcë, por me tërheqjen e udhëheqësve fetarë për punësim, duke premtuar ekstra kushte për migrim në Turqi. Për këtë Serbia e ka dritën jeshile nga shteti turk.

Lër një koment