Plas arma në Kavajë/ Si nisi sherri për një femër dhe përfundoi me të plagosur

zjar8.jpg

Detaje të tjera janë mësuar nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Kavajë mesnatën e kaluar.

Te ish-fabrika e letrës në Kavajë është plagosur me armë zjarri në këmbë 29-vjeçari Marjus Xhafa, i cili më pas ka përfunduar në spital.

Bëhet me dije se sherri mes dy të rinjve ka filluar për një femër. Kujtojmë se ka qenë Viskont Hysi ai që ka plagosur me plumb në këmbë të riun tjetër pasi sherri mes tyre ka degraduar. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303