Plas arma në Rrëshen, ka të shtëna, qëllohet 23-vjeçari

Të shtëna armësh janë shkrepur në pak minuta më parë në Rubik. Një person është plagosur me armë zjarri.

Shtetasi i plagosur është sjellë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Bluzat e bardha të spitalit të Rreshenit bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e të plagosurit nuk paraqitet e mirë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e kësaj ngjarje ndërsa policia po punon për të zbuluar shkaqet e ngjarjes. Personi i plagosur është Alfred Leka, 23 vjeç