Plas BOMBA/ Gazetari: Admir Murataj është vrarë që në 2013-ën

57446398_2127865520594979_5103192236011552768_o.jpg

Admir Murataj është vrarë nga policia greke në vitin 2013. Duke iu referuar mediave greke, gazetari Shpëtim Zinxhiria shprehet se Murataj së bashku me 25 vjeçarin Edison Lika u vranë atëherë dhe jo para ca ditësh në Rinas.

Postimi i plotë të Zinxhirias:

Admir Murataj u vra një herë nga policia greke me 2013, rivritet nga policia shqiptare me 2019. Çpo ndodh?

Publikohen dy të arratisurit që ranë të vdekur më 2013 në mediat greke. Konfrontimi i përgjakshëm u zhvillua në Konitsa, Aitoloakarnania. Hetimet policore vazhdojnë të gjejnë pjesën tjetër…”Fortesa” të gjithë zonën…shkruanin mediat më kryesore në Greqi më 2/072003, si “Ta Nea”, “Kathimerini” apo edhe te tjera si IEFIMERIDA etj.

Behej fjalë për vrasjen e dy te arratisurve nga burgu i Trikallës që u vranë ne shkëmim zjarri nga policia greke. Mediat e asaj kohe theksonin se, sipas burimeve të Shtabit të Forcave të Policisë Helene, të dy të kërkuarit që vdiqën ishin: Edison Lika 25 vjeç dhe Admir Murataj 41 vjeç duke publikuar edhe fotografitë përkatëse. Pra vrasjen e Admir Murataj e ka konfirmuar Policia e Greqisë, dhe se a mund të gaboj kjo në identitetin lidhur me këtë vrasje, duke mos l;n; m;nj;an; edhe deklarat;n e ish-ministrit te asj kohe z. Dendaj lidhur me këtë ngjarje.

Por pyetja shtrohet kush vallë është gabim dhe kë duhet të besojmë, Admir Murataj të vrarë në korrik të 2013 në Konica në Greqi, apo atë që u vra pak ditë më parë në aeroportin e vetën në Shqipëri. ? Kush duhet përgënjeshtruar nga këto të dyja?

Ja disa publikime nga mediat e shkruar greke:

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303