fbpx

Plas ‘bomba’ në Austri, përmenden edhe dy ‘bosa’ shqiptarë në manipulim bastesh

630x356-474658331529d38e52f93200b839b4ba161aedaf53aeb0bb_1920x1080.jpg

“Keni kohë për një kafe? Do të doja të bisedoja me ju”. Kjo ishte një nga telefonatat, mes shumë të tjerave në redaksinë e gazetës më të madhe austriake “Kronen Zeitung“.

Vetëm se bashkëbiseduesi në këtë rast ngjall interes të veçantë për gazetarët. Sanel Kuljic nuk është i panjohur dhe sigurisht nuk është një “CD boshe”.

Përkatësisht, njeriu që dikur ka mbrojtur fanellën e kombëtares austriake, në tetor 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në futbollin e këtij vendi. Ai u akuzua për mashtrime serioze, zhvatje dhe shtrëngim personash.

Në fund të hetimit dhe gjykimit u dënua me pesë vite burg. E takojmë atë në “Café Pascucci”, në qendrën tregtare “Döblinger Q19”. Kuljic, i cili duket më i plakur vizualisht se 41 vjeç, et për jetën e tij që nga lirimi i parakohshëm nga burgu, për shkak të sjelljes së mirë, në maj 2017. Ai jeton në një apartament në periferi të Vjenës, po kërkon në mënyrë të pafrytshme punë në AMS, pret fëmijën e dytë në nëntor me partneren e tij.

Dhe e nis kështu rrëmin e tij: “Ishte gjithçka shumë e qetë, shumë harmonike, derisa… Kam frikë për jetën time, hijet e së kaluarës më përndjekin. Ata u përpoqën përsëri të më kontaktojnë përmes një ish-të burgosuri, ushtruan presion ndaj meje. Sinqerisht, jam i shqetësuar për jetën time”.

Kuljic e ka fjalën për “bosat”, që nuk u thirrën kurrë për të dhënë llogari në skandalin e madh: shqiptarët. Presidenti i klubit profesional “Skënderbeu”, i cili është pezulluar ndërkombëtarisht për 10 vite nga UEFA për trukim të ndeshjeve, dhe CEO i një prej kompanive më të mëdha të shpërndarjes në Shqipëri, e cila reklamon në faqen e saj të internetit pijen më të famshme energjike austriake. Emrat janë të njohur për “Kronen Zeitung”, Kuljic garanton nën betim noterial për vërtetësinë e deklaratës së tij.

“Këta janë zotërinjtë, që japin para për lojtarët e përfshirë dhe bastet. A ishte kështu atëherë, por ndodh ndryshe sot? Nuk ka lëvizur asgjë, ndeshjet janë ende duke u manipuluar në ligën më të lartë të Austrisë”, – shton Kuljic.

Ai vetë nuk dëshiron të ketë ndonjë lidhje me to, duke premtuar se do ta shkruajë tërë të vërtetën menjëherë në një libër: “Unë dua t’i drejtohem publikut tani, sepse ky hap më bën të ndjehem më i mbrojtur, sesa të pres hetime të gjata e të pafrytshme të policisë”.

Zyra Federale e Policisë Kriminale është në dijeni të çdo rasti. Gjithashtu, Severin Moritzer, drejtori menaxhues i “Fair Play” (nisma për ruajtjen e garave pa manipulime), ishte kontaktuar nga Kuljic disa kohë më parë: “Ai nuk ishte me të vërtetë i interesuar. Sidoqoftë, koha do ta tregojë të vërtetën”.
(Telesport) Shkrimi i plotë i “Kronen Zeitung”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303