Plas edhe në Shkodër, vritet në vend 43-vjeçari

Një vrasje ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Sumë të Shkodrës.

Sipas policisë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur  shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje

Informacioni paraprak i policisë: Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër,  në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur  shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje