Plas gallata mes Ramës dhe një qytetari te ‘Sheshi Skënderbej’

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka lëshuar disa batuta me një qytetar ditën e sotme pranë Sheshit Skënderbej.

Ai ka qenë duke zhvilluar një vizitë në panairin ‘Shqipëria punon tokën’, së bashku me ministrin e  Bujqësisë, Bledi Çuçin.

Aty, Rama ka takuar nga afër të gjithë investitorët e bujqësisë e agrobiznesit, që kanë tendat e tyre në panair.

Nuk kanë munguar as batutat e shumta mes tyre.

Teksa ka qenë duke biseduar, një investitor nga Kosova, e ka komplimentuar kryeministrin për zgjedhjet që ka bërë si në rastin e ministrit Çuçi pëe Bujqësinë.

-Zgjedhjet i ke bërë të mira, Bledi Çuçin ministër, ka deklaruar qytetari plot humor.

Ndërkohë Rama nuk ka nguruar t’ia kthej po ashtu me një batutë: ‘Mos ma bëj qejfin kot’.