Fill pasi u publikuan fotot dhe video e Kryebashkiakut Lefter Alla teksa pinte kokainë, në rrjet plas gallata.
Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme publikuar nga Genc Sejko, Alla ‘’përbetohet” se ai nuk e ka prekur kurrë kokainën me dorë, njësoj si dhe kreu i qeverisë Edi Rama.
Nga ana tjetër vetë Alla në një reagim që pati sot pas publikimit të fotove, u shpreh se ai nuk është konsumues i lëndëve narkotike dhe se videoja që pritet të publikohet më vonë e plotë është e montuar.
“Nuk jam unë personi në foto apo video, gjithçka është e montuar”, është shprehur Alla.