Plas keq mes Koço Kokëdhimës dhe Sonila Meços

Një debat i ashpër ka ndodhur mes kryetarit të partisë Zgjidhja Koço Kokëdhima dhe moderatores Sonila Meços në emisionin e kësaj të fundit. Kokëdhima ka bërë akuza të rënda për median.

Debati i plotë si më poshtë:

Sonila Meço: Ndryshimi i sistemit i cili domosdoshmërisht kërkon rënien e partitokracisë dhe të vijnë lëvizje të reja.

Koco Kokëdhima: Do isha shumë i lumtur tju shoh në krye të një lëvizjeje të re

Sonila Meço: Nuk e bëj dot, por po ju bëj një pyetje..

Koco Kokëdhima: Ti nuk po pyet

Sonila Meço: Më thoni pse Zgjidhja është alternativë, pse nuk thoni këtë por merreni me mua

Koco Kokëdhima: Ne po bëjmë punën tonë dhe e bëjmë mirë. Jemi përballë këtyre dinosaurëve ëq i kanë marrë peng televizonet, peng studiot, emisionet. Të gjitha emisionet i paguajnë nëndorë të gjithë dhe na nxjerrin përpara gjithëlloj provokatorësh përpara. Këta Uriahipë që vjedhin popullin shqiptar ditë e natë dhe kanë akumuluar gjithë këtë pushtet dhe gjithë këtë pasuri dhe diskutojmë tani këtu që populli ka dyshime. Për kë ka dyshime populli?!

Sonila Meço: Për këtë klasë politike

Koco Kokëdhima: Kësaj klase i jemi vënë kundër ne dhe luftojmë në mënyrë të pabarabartë me gjithë këto dinosaurë.

Sonila Meço: Prandaj ju pyes si do e bëni me këtë pabarazi.

Koco Kokëdhima:  Le të ngrenë dyshimet, dyshimet janë të financuara nga pikërisht këta mafiozë që kanë mbajtur peng  Shqipërinë, i financojnë edhe nëpër studio, më nxorën një maskara në një studio tjetër…

Sonila Meço: S’më intereson.

Koco Kokedhima: Në vend që të diskutojmë cështje të mëdha të vendit merremi me dyshime…

Sonila Meço: Kam që në orën 21:00 që diskutoj cështje të mëdha të vendit. Pyetjet nuk paragjykohen jam gazetare dhe do të bëj të gjitha pyetjet e nevojshme

Sonila Meço: “Ju lutem respektoni studion televizive. Keni ardhur në këtë studio dhe keni bërë akuzë shumë të rëndë keni future të gjithë mediat në një thes. Më thatë jeni të blerë. Unë normalisht duhet tju kisha nxjerrë nga kjo studio sepse është një akuzë jashtëzakonisht e rëndë

Koco Kokëdhima: Unë nuk bëj akuza të personalizuara. Ju folët për perceptime

Sonila Meco: Unë jam gazetare dhe kam të drejtë të dyshoj,. Ju jeni politika, do të mësoheni me llogaridhënie zoti Kokëdhima se mund të vini nesër në pushtet. Asnjë pyetje nuk paragjykohet