Plas keq mes Noizy-t dhe Olti Currit, ja çka ndodhur

Një postim i Olti Currit ka bërë që të plasë sherri mes tij dhe reperit të njohur, Noizy.

Blogeri Olti Curri ka publikuar një foto, ku ironizon Noizyn dhe kartën e studentit.

“Me këtë kartën e studentit e kap me ulje këtë bluzën Nike të Noizyt apo jo?”, shkruan ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Noizyt, ku ka replikuar ashpër dhe e ka cilësuar Oltin ‘gay’.

“@olticurri rob i dështum nga jeta. S’po të them gay, se gay esht Elton John, pastaj është zgjedhja jote jo e imja, gjithsesi për studentat është me ulje firma @illyrianbloodlineqe për 1 vit ka bërë më shum seç do bësh ti gjithë jetën me fotot qe poston nëpër Instagram me marr 50€  peace and love bro. Të fala gjitha portaleve tani. P.s nuk isha aty me reklamu firmën time, isha për te firmos një kontratë. Por ti s’din çfarë janë kontratat, se je blogger”, shkruan Noizy./real-news.tv