Plas keq në emision/ Gazetari dhe politikani qëllohen me grushte e shqelma

Kjo është nga ato video, të cilat bëhen menjëherë virale, pasi publikohen në rrjetet sociale. Thuajse e gjithë bota po shikon sherrin që ka ndodhur live në emision mes një politikani e një gazetari.

Ngjarja ka ndodhur më 24 qershor të këtij viti, teksa po transmetohej live emisioni “News Line with Aftab Mugheri” në Pakistan. Në pamjet e publikuara vihen re dy panelistët, të cilët janë identifikuar si lideri lokal i partisë Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI), Masroor Ali Siyal si dhe gazetariImtiaz Khan, të cilët ishin ulur pranë njëri-tjetrit gjatë debatit.

Në video Siyal dëgjohet teksa paralajmëron Khan të ketë kujdes me tonin e tij të zërit, ndërsa Khan i kthen përgjigje se nuk do ta tolerojë mënyrën e tij të ashpër të të përgjigjurit.

Disa momente më vonë ata ngrihen të dy dhe Siyal, i cili qëndron në anën e djathtë të ekranit, shtyn egërsisht bashkëbiseduesin e tij, duke bërë që ai të bierë nga karrigia.

Pasi ngrihet, Khan sulmon Siyal, i cili ia kthen duke e qëlluar me grusht.

Sherri mes tyre u zhvillua në sy të publikut, ndërsa të pranishmit refuzonin t’i ndanin.