Plas keq sherri/ 39-vjeçari ‘bën për spital’ kunatin e tij dhe i dëmton makinën, policia del me njoftimin e fundit, detajet

policia-pogradec.jpg

Një 39-vjeçar ka rënë në pranga së fundmi në Himarë, pasi pas një konflikti të çastit, ka goditur kunatin dhe më pas i ka dëmtuar mjetin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin H. M., 39 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasi S. A., 42 vjeç, banues në Fier, se në fshatin Dhërmi, për motive të dobëta, kunati i tij shtetasi H. M, e ka goditur me sende të forta dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime fizike, si dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303