Plas keq sherri mes Jul Dedës dhe Mira Kazhanit, aktori fjalor të rëndë ndaj gazetares

S’ka të ndalur sherri mes Julian Dedës dhe Mira Kazhanit.

Së fundmi, aktori i humorit postoi një status në Facebook ku shkruan:

“Kaq e dështuar je sa çdo kritikë që shkruhet në Facebook, edhe kur nuk të përmendet emri e kupton se bëhet fjalë për ty.”

Këtij statusi, Kazhani iu përgjigj përmes një Instastory kështu:

“Ja dhe një lajm i mirë nga Juli. Reflekton kur i thua se as gruaja e tij s’ka burrë!”

Deri tani, jemi ende tek “kunjat” dhe ironitë, por postimi i fundit i Dedës e çoi debatin drejt degradimit.

Pak më parë, në Instastory-n e tij postoi këtë foto, në krye të së cilës shkruan:

Përplasja mes Kazhanit dhe Dedës nisi pas publikimit të një artikulli  në Tirana Post, ku gazetarja trajtoi protestën e Astiriti si një kauzë e cila dështoi.