Plas keq sherri mes politikanëve, fjalë të rënda njëri tjetrit

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kanë shkëmbyer fjalë të rënda mes vete. Ka qenë Hasani ai që e ka quajtur Pacollin rrugaç, kurse ky i fundit në përgjigjjen e tij e ka quajtur Hasanin abuzues.

Hasani është treguar shumë kritik për shefin e diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli. Hasani tha se nuk do t’i falet koalicionit PAN që i ka besuar një dikaster kaq të rëndësishëm një njeriu që sipas tij për një kohë të gjatë ka bërë biznes me vendin armik të Kosovës, si Rusia. Sipas tij, Pacolli nuk e ka bagazhin intelektual për të udhëhequr me Ministrinë e Jashtme, ndërsa shtoi se sjelljet e tij janë ordinere dhe të rrugaçëve.

Ndërkohë, Pacolli i ka kthyer përgjigje duke i treguar Hasanit se nuk do të arrijë kurrë ato çka ka arritur ai.

“Ti Hajn-uz, Enver, Hysen, Hasan apo si e ke emrin, lirisht mund të jetosh 3000 vjet, por kurrë nuk do ta arrish atë që kam arritur unë, në jetën time normale si në aspektin human ashtu dhe në atë profesional”, shkruan Pacolli.