fbpx

Plas keq sherri mes qytetarëve dhe policit në Gjykatën e Shkodrës, ç’po ndodh?

Në Gjykatën e Shkodrës ka ndodhur një sherr pak çaste më parë. Bëhet me dije se përplasja ka ndodhur mes disa qytetarëve dhe policit të këtij institucioni.

Qytetarët janë banorë të një pallati që protestojnë se rrezikojnë të nxirren nga banesat e tyre, ndërsa për t’u futur në godinë kanë përdorur forcën duke nxjerrë me dhunë jashtë policin.

Dy javë më parë këta banorë u përplasën me policinë pas njoftimit nga shërbimi i përmbarimit gjyqësor shtetëror për të dalë nga banesa, pasi do t’i kalonte pronarit.