fbpx

Plas keq sherri në finalen e boksit, përplasje me grushta, ndërhyn policia

boksi.jpg

Ka plasur sherri në ndeshjen finale të kampionatit shqiptar të boksit të vlefshme për peshën 75 kg. Grushte dhe përplasje ka pasur fill pas duelit mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, ndeshje e cila u fitua nga Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord me këtë rezultat duke bërë që përveçse në ring edhe në parket të plasë grushti.

Për momentin ndeshjet finale janë ndërprerë dhe ka ndërhyrë policia ndërsa situata vijon e tensionuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303