Plas lufta në kufirin Venezuelë-Kolumbi, 12 të vdekur

venezuela-border.jpg

12 persona kanë mbetur të vdekur dhe 10 janë plagosur në një përleshje midis bandave kriminale në Bocadegrita, një qytet i vogël venezuelian i cili është afër kufirit të Kolumbisë.

“Edhe pse autoritetet kolumbiane nuk kanë qenë në gjendje të sqarojnë detajet e këtij akti të dhunshëm – sepse ndodhi përgjatë kufirit – Policët Metropolitan të Cucuta-s arritën të kapnin dy burra që kaluan lumin Grita për të kërkuar ndihmë mjekësore në Kolumbi” raportoi El Tiempo.

Sipas raporteve të para në rrjetet sociale, konfrontimi kishte ndodhur mes Los Rastrojos dhe Urabeños, dy grupe kriminale që hapën zjarr për shkak të grumbullimit të parave nga kontrabanda e karburantit.

Zona rurale në të cilën veprojnë këto grupe mbetet një nga zonat më të rrezikshme kufitare në Amerikën Latine./real-news.tv/

scroll to top