Përplasje të ashpra ka pasur sot gjatë seancës plenare teksa po diskutohej për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Deputeti i opozitës në parlament Halit Valteri ka tentuar t’i gjuajë deputetit të PS, Damian Gjiknuri. Konflikti mes tyre ka vijuar për pak minuta, ndërsa është dashur ndërhyrja e disa deputetëve për t’i ndarë.
Përplasja ka qenë e aspër me fjalë, ku gjuha e trupit të Halit Valteri ishte mjaft kërcënues, sa në një moment u duk sikur po tenton t’i gjuajë Gjiknurit, por që situatë është qetësuar pas ndërhyrjes së së disa deputetëve që ndodheshin aty.
Halit Valteri ai që i është afruar Damian Gjiknurit, i cili po largohej nga ambientet e kuvendit, pas fjalës së mbajtur. Ata kanë pasur një përplasje me fjalë që u duk sikur u qetësua në fillim dhe Valteri u largua, por u rikthye sërish duke vijuar debatin me fjalë. Është dashur ndërhyrja e disa deputetëve që ndodheshin në ambientet e jashtme të Kuvendit që kanë bërë të shuarjen e konfliktit dhe deputeti Valteri të hynte sërish në ambientet e brendshme të Kuvendit.
Nuk dihen arsyet e konfliktit, por gjatë fjalës së tyre në Kuvend debatet kanë qene të ashpra për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku Valteri e cilësoi si një pazar të pistë të bërë mes PS dhe PD.