Plas sërish te Mediat, pas Rakipllarit, Lela dhe  Marku përplasen keq me deputetët

marku.jpg

Edhe ditën e sotme, Komisioni i Medias ka nisur me debate të ashpra, lidhur me paketën Anti-shpifje të propozuar nga Kryeministri Edi Rama ku sërish ka pasur përplasje mes analistit Mark Marku dhe deputetes Milva ekonomi.

Marku ka paralajmëruar deputetët socialist që ti thërrasin mendjes, dhe ta kundërshtojnë këtë paketë, dhe si shembull ka sjell instalimin e diktaturës në Shqipëri.

“Shqetesimi eshte dyfish i madh sepse s kemi as gjykate kushtetuese. Bie ne kundershtim me konventat nderkombetare. Ska asnje arsye te behet nje ligj shpejt. Figura e km ben ligjet. Ne jemi ne diktature, KÇK, kazan, jane metafora qe Po kthehen ne diktature. Nuk e kuptoj a kemi objektiva per te shkuar ne Europe? Me kete ligj ne nuk shkojme ne Europe. Aty ku veterregullimi behet ligj jemi ne sistem diktature, propaganda e qeverise ka deshtuar 6 vjet. Do na fuse ne burg ne nese nuk promovojme marken “Rama””, tha Marku.

Më tej debate ka vijuar, pasi është përfshirë edhe deputeti Halit Valteri, Selami Jenisheri dhe gazetari Alfred Lela.

Pjesë nga debati:

Marku-Ekonomit: Pse nuk revoltoheni nga km juaj por nga fjalet tona. Se kemi fare per detyre te vijme ketu

Alfred Lela: A mbarove zotëri? Sikur je tapë mor burre i dheut (i drejtohet Selami Jenisherit i cili e ndërpreu nga vendi)

Halit Valteri: Kush je ti që i drejtohesh një deputeti kështu

Alfred Lela: Po ca deputeti je ti. E quan veten deputet ti?

Marku: I vetmi aktor interesi per kete ligj eshte kryeministri. Do të kakarise vetem ai. Prisni te nxjerre nje ligj te ndaloje qente te lehin

Valteri: Ju i keni bere fresk Rames per te mbajtur ato port-halet (i drejtohet Leles dhe Markut)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303