Plas sherri bab e bir, 21-vjeçari thyen xhamin e makinës, ja ç’ndodhi

ab2cc739165a22d53e8f2b0f9876cff2_L.jpg

Dy persona, bab e bir kanë rënë në prangat e policisë në Radhimë. Bëhet me dije se ata janë zënë me njëri tjetrin për motive mjaft të dobëta.

Ata kanë bërë sherr me njëri tjetrin dhe djali më pas ka thyer xhamin e makinës së të atit.

Njoftimi i Policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. R., 56 vjeç dhe A. R., 21 vjeç me banim në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në Radhimë, pasi në konflikt e sipër me njëri-tjetrin, 21 vjeçari i ka thyer xhamat e automjetit babait të tij 56 vjeçar, për motive të dobëta.

 

scroll to top