Plas sherri brenda Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Edhe pse kanë një peirudhë të gjatë kohë në rezistencën e tyre përçarja mes aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit me njëri-tjetrin ka filluar të bëhet e madhe. Kësaj radhe regjisori Kastriot Çipi është ‘përplasur’ me pedagogun dhe aktivistin Ervin Goci.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Çipi ka bërë me dije se pedagogu Goci e ka bllokuar në rrjetet sociale si dhe nuk i përgjigjet në numrin e telefonit.

Në postimin e tij publik, regjisori Çipi kërkon nga pedagogu Goci që ta sqarojë nëse ky i fundit i ka thënë aktivistit Pano Soko që është zotuar të pengojë  Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që të zhvillojë  debatin e radhës për sistemin zgjedhor në Teatrin Kombëtar Eksperimental (TKE) apo jo.

Duke qenë se nuk ka marrë  ende asnjë përgjigje apo sqarim nga pedagogu Goci, atëherë regjisori Kastriot Çipi e ka bërë publike këtë kërkesë duke postuar edhe mesazhin privat  që i ka dërguar në  numrin e tij të telefonit.

” Meqë pedagogu i teorisë së komunikimit Ervin Goci më ka bllokuar në Facebook dhe nuk po më përgjigjet me sms, po ia bëj pyetjen publikisht:

Është e vërtetë se je zotuar të mos lejosh Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit të zhvillojë debatin e radhës në TKE? Kush komunikon me Ervin Gocin është i lutur të komentojë këtu, për të na komunikuar përgjigjen e tij.

Unë do të shprehem sapo të sigurohem se ai e ka thënë vërtet atë fjalë, apo jo”, shkruan ai në Facebook.