Plas sherri mes vëllezërve, goditet edhe gjyshja, në spital 2 persona, 3 të tjerë sapo janë…

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Pronësia ka futur në sherr disa prej vëllezërve në fshatin Midhe të Matit. Policia me anë të një njoftimi, bën me dije se dy vëllezërit I. S, 45 vjeç dhe F. S, 42 vjeç janë arrestuar pasi kanë goditur me sende të forta vëllanë e tyre B. S, 58-vjeç, i cili ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është larguar drejt banesës.

Ndërkohë në pranga është vendosur edhe një vëlla tjetër, G. S, 34 vjeç, pasi ka goditur me një send të fortë gjyshen e tij 80-vjeçare, e cila pasi  ka marrë ndihmë mjekësore në spital, është larguar drejt banesës.

Tani të tre vëllezërit do të përballen në gjykatë me akuzën ‘dhunë në familje’.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303