fbpx

Plas sherri në Berat, si nisi konflikti i 3 vëllezërve me një çift, ndërhyn efektivi i policisë/ Dalin detajet

policia-pogradec.jpg

Policia e Beratit ka vënë në pranga 3 vëllezër të cilët u përfshinë në një sherr në një lokal, ku u lëndua dhe një efektiv policie.

Në pranga kanë rënë shtetasit G.M., 38 vjeç, M.M., 42 vjeç, dhe A.M., 40 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tyre, shtetasi A.M.

Njoftimi i policisë:

Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta i kanë shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit A.M dhe bashkëshortes së tij shtetases O.M.Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303