TË FUNDIT

Plas sherri për pastrimin e urës, goditet kryetari i njësisë administrative, mësohet se babë e bir…

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte goditur kryetarin e njësisë administrative të Lazaratit.

Bëhet fjalë për shtetasin Rediart Buzheri, banues në fshatin Lazarat Gjirokastër.

Ky person ishte shpallur në kërkim së bashku me të atin e tij nga ana e Policisë, pasi kishin goditur administratorin, për shkak të një debati për pastrimin e urës në Lazarat.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe Pushtimi i tokës”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat