fbpx

Plas sherri te “Miss Bumbum”-i (Foto)

missbumbum.jpg

Edicioni i fundit i Miss Bumbum-it përfundoi me sherr. Një nga konkurrentet i grisi shiritin vajzës fituese, e cila sapo ishte kurorëzuar si femra me të pasmet më të bukura.

31-vjeçarja Ellen Santana po i gëzohej titullit, kur 27-vjeçarja Aline Uva, e cila nuk përfundoi në treshen e parë, papritur vrapoi në skenë dhe ia mori shiritin fitueses duke thënë se ajo ishte e vetmja konkurrente “100% natyrale”.

Uva pretendon se ajo ishte e vetmja vajzë pjesëmarrëse në konkurs që nuk i kishte rritur me operacion të pasmet.

“Ia mora shiritin pasi vetëm unë e meritoj titullin. Jam e vetmja me të pasme natyrale. Unë përfaqësoj të pasmet origjinale braziliane dhe askush nuk ma merr dot këtë. Tre femrat që morën më shumë vota janë të gjitha me të pasme fallco, i kanë komplet silikon. Kjo është padrejtësi”, tha 27-vjeçarja.

mis1 mis2 mis3 mis4 mis5 mis6
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *