fbpx

Plas sherri, trajneri i njohur kërcënon Doanldin: Do të thyen…

Screenshot-2022-06-23-143540.jpg

Një video e trajnerit të jogas, Klodian Murati, u bë virale në rrjetet sociale ditët e fundit. Teksa ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit ai po demonstronte disa pozicione të jogas dhe një moment ai rrëzohet. Si për ta bërë situatën akoma më të çuditshme ai shprehet se e bëri kastile.
Nuk u desh shumë kohë dhe sidomos në rrjetin social TikTok u rikrijuan mjaft video duke përdorur soundin viral dhe ndër to ishte dhe aktori Donald Veshaj. Por mesa duket Klodiani nuk e paska marrë aspak me sportivitet këtë situatë pasi ka reaguar në një postim mjaft i irrituar.
“Donald bishti mos tento ta provosh këtë prej vërteti sepse do të thyhen krahët, këmbët dhe dhëmbët që i ke të vënë”.
Videoja gjithsesi u fshi shpejt por nuk vonoi një përgjigje nga ana e vetë Donaldit. Ai e ka marrë situatën me mjaft pozitivitet dhe i thotë që thjesht ishte një video funny.
“E shikon që të motivova. Asgjë personale. Ishte thjesht një video ‘funny’. Të uroj gjithë të mirat. Mua ma zbukurove ditën”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303