fbpx

Plas sherri/ Tre persona bëjnë për spital 20-vjeçarin në Vlorë, e godasin me sende të forta

Një sherr ka ndodhur në Vlorë, ku një 20-vjeçar me iniciale I.L është dhunuar nga tre persona të tjerë.

Në kërkim u shpallën një 22-vjeçar me iniciale F.L., 50 vjeçari S.S. dhe një 27-vjeçar me iniciale A.H.

Bëhet me dije se ata e kanë goditur të riun me sende të forta.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprimet e mëtejshme procedurale.