“Plas” te Juventusi, tifozët bojkotojnë shkallët e stadiumit

Nuk kanë fund problemet te Juventusi. Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative, klubi torinez do të udhëtojë i vetëm drejt Spanjës. Lajmi konfirmohet nga “Tuttosport”, që shkruan se ultrasit e Juventusit do të bojkotojnë ndeshjen në shenjë proteste ndaj arrestimeve të fundit të drejtuesve të grupit.

Kujtojmë që 12 udhëheqës të grupeve ultras të Juventusit u arrestuan dje për komplot kriminal, shantazh, pastrim parash dhe dhunë.

Presidenti i Juve Andrea Agnelli kishte bashkëpunuar me hetimin, duke pretenduar se ultras kishte “shantazhuar” klubin duke kërcënuar se do të përfshihej në klasa raciste ose sjellje të tjera që mund të sjellin ndëshkim me gjobë nga organet e UEFA-s ose Federatës Italiane të futbolllit.

Juventusi do të luajë nesër takimin e parë në Champions League për këtë sezon, ku do të mas forcat ndaj një rivali jo komod si Atletico Madrid.