‘Plas’ te Kryeministria, protestuesit hedhin…

Opozita është rikthyer sërish në protestë për largimin e Ramës, por ndryshe nga herët e tjera protesta e sotme zhvillohet pasdite.

Me një banderolë të madhe me mbishkrimin “Qeveri e krimit” janë banorët e Astirit të parët që po marshojnë drejt Kryeministrisë.

Protestuesit kanë hedhur shashka, domate dhe bojëra në drejtim të Kryeministrisë.

Punonjësit e policisë janë pozicionuar e kanë krijuar kordonin rrethues para kryeministrisë, ndërsa sipër institucioneve kryesore në bulevard vërehen lehtë edhe snajper.

Ndryshe nga protestat e tjera, përpara kryeministrisë është ngritur edhe një podium, ku pritet të ketë fjalë kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Leja për protestën e sotme nga opozita është marrë deri në orën 12:00 në mesnatë. Me thirrjet “Rama Ik” qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.