fbpx

Plas te Sheshi Skënderbej, Policia tërheq zvarrë protestuesit, gruaja humbet ndjenjat, detajet

pro.jpg

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot në protestë në Sheshin Skënderbej , por situate ka dalë jashtë kontrollit. Mësohet se aktivistët janë përplasur me policinë, ndërsa këta të fundit kanë arrestuar edhe disa nga protestuesit.

Mes të arrestuarve është edhe avokati Altin goxhaj, i cili kundërshtoi efektivët që i kërkonin të largohej.

Ndërkohë, një grua ka humbur ndjenjat. Mësohet se gruaja quhet Ines Kurti dhe gjatë përpjekjes për ta shoqëruar janë dëgjuar ùlërima dhímbjeje dhe thirrje ‘Mos më prekni’.

Për disa minuta efektivët janë përpjekur ta fusin në mjetet e tyre për ta shoqëruar në komisariat, por qëndresa e saj i ka bërë të dorëzohen.

Ajo ka kërkuar të zbatohen të drejtat e saj për të prôtestuar apo festuar Ditën e Evropës, ndërsa më në fund për shkak të gjendjes së saj të rènduar ka mbërritur ambulanca e cila e ka shoqëruar me barelë drejt spitalit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303