Plas tek Juventusi, Ronaldo acarohet keq me trajnerin Sarri

Juventusi mori një fitore tejet të rëndësishme në Champions League duke mundur në transfertë Lokomotivën e Moskës me rezultatin 2-1.

Ajo që bëri më shumë bujë sa vetë rezultati në këtë takim ishte vendimi i trajnerit Mauricio Sarri për të zëvendësuar Cristiano Ronaldo në minutën e 81-të. “Ylli” portugez nuk e priti mirë këtë vendim duke shprehur pakënaqësitë  e tij me veprimet acaruese. Pas përfundimt të kësaj sfide Sarri e justifikoi vendimin e tij me gjendjen fizike të 24-vjeçarit.

“Ronaldo është i zemëruar sepse nuk ndihej mirë fizikisht. Ka ndjerë një shqetësim në kyçet e këmbës këto ditë. Sulmuesi ka qenë nervozë edhe në pjesën e parë,  e di që nuk e priti mirë këtë zëvëndësim por duhet ta bëja”, përfundoi Sarri.